Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, në Prishtinë diferenca 300 vota (Dokumente)

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 23:52 | Nga

Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ka përfunduar dhe tashmë rezultatet preliminare janë bërë të ditura nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Tashmë janë numëruar 100% të votave në 19-të komunat ku ka pasur balotazh, por edhe në komunën e Parteshit ku është zhvilluar rivotimi për kryetar të kësaj komune, njofton Klan Kosova.

Më poshtë janë rezultatet sipas komunave:

Prizren: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara rezultati është 50,32% për Mytaher Haskukën teksa 49,68% për Shaqir Totaj.

Prishtinë: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, Shpend Ahmeti fiton me 50.15% kundrejt Arban Abrashit me 49.85%.

Kllokot: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, fiton balotazhin Strahinja Spasic me 50,24%.

Vushtrri:  Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, fiton balotazhin Xhafer Tahiri me 54,31%.

Kamenicë:  Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, fiton balotazhin Qëndron Kastrati me 55,69%.

Klinë: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, fiton balotazhin Zenun Elezaj me 52,64%.

Kaçanik:  Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, fiton balotazhin Besim Ilazi me 54,87%.

Dragash: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, fiton balotazhin Shaban Shabani me 50,16%.

Gjilan: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, Lutfi Haziri fiton me 63.97% kundrejt Sami Kurteshit me 36,03.

Podujevë: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, Agim Veliu fiton me 63.70%.

Shtime: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, Naim Ismajli fiton me 51,54%.

Rahovec: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, Smajl Laitifi fiton me 50,69%.

Mitrovicë: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, Agim Bahtiri fiton balotazhin me 57,33% e ndërsa 42,67% të votave i ka pranuar Valdete Idrizi.

Ferizaj: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara, Agim Aliu fiton balotazhin me 56,17% e ndërsa 43.83% të votave i ka pranuar Muharrem Svarqa.

Gjakovë: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara Ardian Gjini ka marrë 53,49% të votave teksa 46.51% Mimoza Kusari.

Istog: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara rezultati është 51,88% për Haki Rugova teksa 48,12% për Gani Dreshaj.

Malishevë: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara rezultati është 55,81% për Ragip Begaj teksa 44,19% për Mursel Gashin.

Obiliqi: 100% e vendvotimeve të procesuara rezultati është 39,40% për Mehmet Krasniqin teksa 60,60% për Xhafer Gashi.

Suharekë: 100% e vendvotimeve të procesuara rezultati është 47,43% për Sali Asllanaj teksa 52.57% për Bali Muharremaj.

Partesh: Nga 100% e vendvotimeve të procesuara Dragan Petkovic ka marrë 61,81%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme