Komisioni i ri ka siguruar fakte që kufiri me Malin e Zi është në Çakorr

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 13:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ka siguruar fakte të reja që kufiri Malin e Zi është në Çakorr, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i këtij komisioni, Florim Isufi ka treguar një rast kur ka ndodhur një aksident në vitin 1981.

Sipas tij, me këtë aksident ku kanë humbur jetën 9 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar janë marrë autoritetet kosovare.

Këto fakte ai tha se tashmë i kanë siguruar dhe se do i bashkëngjitin në raportin e hartuar më parë.

“Aksidenti që ka ndodh 1974, autobusi ishte nga Mali i Zi, i gjithë procesi u kryer nga krahina socialiste autonome e Kosovës. Asnjë institucion i Malit të Zi nuk ka qenë atu, aksidenti në territorin e Kosovës dhe institucionet e sigurisë së malit te zi nuk është përzier asnjëherë, gjykata komunale e Pejës e ka pas njësinë territoriale ku ka administrua me çështjen, në të kundërtën do të ishte paraqitur shkelje e federatës sociale të Kosovës”.

“Ankesat kanë qenë edhe nga banorët e malit të zi edhe nga shqiptarë të Malit të Zi. Lëndën e kemi do ja bashkëngjisim raportit që dëshmon se ky territor është menaxhuar nga pala kosovare”.

Të ngjashme