Komisioni parlamentar ia kthen seancës së Kuvendit ligjin për shoqëritë tregtare

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 17:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka vendosur që t’ia kthejë seancës së Kuvendit Ligjin për Shoqëritë Tregtare, sipas kërkesës së presidentit, raporton Ekonomia Online.

“Mendimi im politik sa i përket kësaj teme, dallon prej deputetes Kusari. Por arsyetimi i presidentit nuk është i qëndrueshëm. Asnjë parim kushtetues nuk është shkelë, dhe nëse vazhdojmë me logjikën që e ka propozu presidenti, i bie se kuota gjinore e vendosur në Kuvend është shkelje e Kushtetutës, dhe neni 24 pika 3 e Kushtetutës e thotë mirë këtë”, tha Dardan Sejdiu.

Hykmete Bajrami tha se sido që të jetë, ky ligj nuk do të merret parasysh, ngase Banka Botërore më 30 prill i përfundon të gjitha intervistat me respondentët që i ka në Kosovë.

“Edhe unë jam e mendimit që ne si komision t’ia përcjellim seancës për shqyrtim, meqenëse qëndrimet po ndryshojnë. Unë personalisht nuk do të votojë as për as kundër vendimit të presidentit, kështu që le t’i mbetet seancës”, tha Bajrami.

Presidenti vlerëson se futja e kuotës së ndërlidhur me gjininë vetëm për bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare, siç është bërë në Nenin 34 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, duke përjashtuar llojet e tjera të shoqërive tregtare, përmes të cilave mund të zhvillohen veprimtaritë ekonomike në Kosovë, ngushton zbatimin e garancive kushtetuese dhe ligjore për barazinë gjinore.

Gjithashtu, nuk është praktikë e zakonshme as ekzistimi i dispozitave ligjore që rregullojnë pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare nëpërmjet kuotave gjinore.

 

Të ngjashme