Komisioni për Media s’ka vendosur për mënyrën e pagesës ndaj RTK-së

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 10:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka shqyrtuar ndryshim-plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare.

Gjithashtu edhe propozimet për hartimin e Projektligjit për RTK-në, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit Nait Hasani tha se projektligji për Statistikat i ka plotësuar të gjithë kriteret andaj edhe ftoi deputetët që në seancë të japin mendimet e tyre lidhur me plotësim ndryshimet e nevojshme.

“Ky projektligj i ka plotësuar të gjitha kriteret që të përcillet për seancë. Unë propozoj që të përcillet për seancë dhe atje secili deputetë mund të jep mendimet e veta për plotësim ndryshim”.

Ndërsa sa i përket hartimit të Projektligjin për RTK-në, Hasani tha se si komision janë duke punuar në harmonizimin e projektligjit në pikën për bordin dhe për për mënyrën e pagesës.

“Është një projektligj që ne e kemi filluar si komision kemi pasur dëgjimet publike me medien kemi pasur edhe tryezë të punës”.

“Besoj që pjesën më të madhe që e kemi arrit është harmonizimi i këtij projektligji është në pikën që e kemi për bordin dhe për pagesën. Kemi pa të arsyeshme që pagesa të shkojë drejtpërdrejtë nga fatura ka mbet me caktuar taksën për faturën”.

Të ngjashme