Komisioni për Punë të Brendshme mban mbledhje me dyer të mbyllura

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 10:22 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës  ka mbajtu mbledhjen e radhës me dyer të mbyllura.

Media janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës për Siguri, Zhvillim dhe Sundimin e Ligjit (DCAF).

Medieve iu tha se takimi ka qëllim njohës lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.

DCAF ndihmon shtetet partnere në zhvillimin e ligjeve, institucioneve, politikave dhe praktikave për të përmirësuar qeverisjen e sektorit të tyre të sigurisë përmes reformave gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse të bazuara në normat ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

DCAF gjithashtu këshillon qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare në hartimin dhe zbatimin e programeve të tyre për mbështetjen e shteteve në zhvillimin e qeverisjes së sektorit të tyre të sigurisë, raporton EO.

Këshilli i DCAF përbëhet nga 62 shtete anëtare dhe gjashtë vëzhgues të përhershëm. Me aktivitete operacionale në mbi 70 vende, DCAF është njohur ndërkombëtarisht si një nga qendrat kryesore për qeverisjen e sektorit të sigurisë dhe reformën e sektorit të sigurisë.

Të ngjashme