Kompromiset e mëdha vështirësojnë fazën finale

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 08:08 | Nga

Takimi i dytë i fazës finale të dialogut të Brukselit e që u zhvillua të mërkurën ishte i shkurtër, por siç thanë protagonistët “më i vështiri” në gjashtë vjetët e fundit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq vazhdojnë të thonë se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht vështirësive, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit të së mërkurës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se ishte takim i shkurtër, por i shumë i vështirë e madje të dy presidentët paralajmëruan se faza finale e këtij procesi do të vështirësohet.

Mirëpo edhe dy ditë pas këtij takimi Thaçi ende nuk ka sqaruar se cilat janë këto vështirësi.

Thaçi edhe gjatë ditës së djeshme ka theksuar se dialogu me shtetin serb duhet të vazhdojë pavarësisht vështirësive që do të dalin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme