Komunat të varura nga Qeveria, nuk ushtrojnë kompetencat e garantuara me ligj

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 11:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 19 kompetenca vetanake sa u garanton Ligji për vetëqeverisje lokale, komunat nuk po ushtojnën ekskluzivisht asnjërën, raporton Ekonomia Online.

Sipas një raportit të prezantuar nga GAP “Sa kanë kompetenca vetanake komunat?”, këto të fundit nuk arrijnë që t’i realizojnë një varg kompetencash, duke iu nënshtruar komplet nivelit qendror.

Në këtë raport Instituti GAP ka analizuar se sa kanë realisht komunat kompetenca në zhvillimin ekonomik lokal, menaxhimin e pronës komunale, menaxhimin e mbeturinave, furnizimin me ujë, mbrojtjen e mjedisit dhe shërbime të tjera publike.

Bekim Salihu, nga instituti GAP, Raporti ofron disa rekomandime se si mund të evitohet praktika e deritanishme e tjetërsimit të kompetencave vetanake të komunave nga niveli qendror, raporton EO.

Ai madje sqaroi se cka realisht mund të bëjnë komunat pa pyet fare nivelin qendor.

Sipas të gjeturave të Institutit GAP, kompetencat vetanake të komunave, të listuara në nenin 17 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në masë të madhe janë kompetenca të cilat komunat i ushtrojnë nën varësi të pushtetit qendror. Shembull i tillë është furnizimi me ujë të pijes, ku edhe pse Ligji për vetëqeverisje lokale u jep kompetenca komunave dhe i mban përgjegjës ato për furnizim me ujë, në praktikë furnizimi me ujë është kompetencë e ndërmarrjeve publike regjionale, të cilat i japin llogari Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik”.

“Edhe menaxhimi i mbeturina nuk është kompetencë vetanake e komunës, por kjo është detyrë e ndërmarrjeve publike rajonale për menaxhimin e mbeturinave, të cilat menaxhohen nga një konsorcium i komunave, e ku zakonisht komunat më të vogla mbivotohen nga komunat më të mëdha. Raste të ngjashme hasen edhe në fushën e emergjencave, shëndetësisë, arsimit dhe në fusha tjera. Së fundmi, përmes ndryshimeve ligjore, niveli qendror synon të zgjeroj kompetencave në dëm të nivelit lokal edhe në fushën e prokurimit, mbrojtjen ligjore të komunave, etj. GAP rekomandon që institucionet publike, të ndryshojnë ligjet të cilat u japin kompetenca më të mëdha komunave”.

Rozafa Ukimetaj-Çuni, sekretare e përgjithshme në ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka thënë se kanë ndihmuar komuna që të bëhen të pavarura në ato sektorë ku edhe ligji ua garanton.

“Progres është nënvizuar në fushën e ligjshmërisë së akteve komunale; rritjes së përformancës në ofrimin e shërbimeve; avancimit të demokracisë lokale dhe unifikimit të vetëqeverisjes lokale në shkallë vendi. Sipas znj.Ukimeraj-Çuni, “Kosova ka zhvilluar një kornizë mjaft të mirë të të ligjeve dhe politikave, mirëpo zbatimi i tyre përballët me vështirësi sa i përket aspektit financiar, njerëzor, profesional dhe institucional. Siç e paraqet edhe raporti i GAP-it gjendjen, komunat kanë një set të gjerë të kompetencave vetanake, mirëpo seti i njëjte i kompetencave vetanake komunale, për të gjitha komunat, ka lënë shumë çështje të hapura dhe në fazën e konsolidimit të vetëqeverisjes lokale në të ardhmen sigurisht se kërkojnë zgjidhje sistemore”.

“Për këtë arsye, MAPL ka sponsorizuar Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026, ku edhe Instituti GAP ka dhënë kontribut në përpilimin e kësaj strategjie, e cila është miratuar nga Qeveria duke vendosur kështu orientimet strategjike për dhjetë vitet e ardhshme. Gjatë vitit 2017, MAPL ka miratuar rregulloren për publikimin e akteve të komunave; është në përfundim e sipër rregullorja për përformancën komunale, ndërkohë që ka përfunduar procesi i hartimit të Ligjit për kryeqytetin si dhe është në proces të ndryshimit ligji ekzistues për menaxhimin e pronës komunale, si një ndër ligjet më substanciale”.

Ukimeraj-Çuni ri konfirmoj qëndrimin e ministrisë për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me asociacionin e komunave që së bashku të avancojnë vetëqeverisjen lokale.

 

Të ngjashme