Konjufca dhe ministri Ismaili përplasen për vdekjet e pacientëve nga gazi oksidol në QKUK

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 12:11 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës është duke u diskutuar për raportin e punës 100 ditore të Qeverisë Haradinaj.

Duke folur për këtë raport, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka përmendur vdekjen e tre pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“S’duhet të harrojmë që kjo qeveri erdhi me probleme të mëdha, pasi që një javë pasi erdhi kjo Qeveri tre pacientë gjetën vdekjen për shkak të pakujdesisë. Kjo çështje u hesht dhe drejtësia nuk po merret me të”.

“U harruan shumë shpejt, në vendet e Perëndimit kur vdesin tre qytetarë për shkak të pakujdesisë, aty jep dorëheqje kryeministri, por mund të bie edhe Qeveria. Kjo çështje u hesht. Kush ua kthen atyre familjeve këta njerëz”?

Sips Konjufcës, së paku ministri është dashur të jap dorëheqje.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i është përgjigjur Konjufcës  duke thënë se kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak ditë pasi është emëruar në krye të kësaj ministrie.

“Unë kam reaguar me të gjithë kapacitetet e mia për këtë çështje edhe pse ka qenë vetëm tri ditë pasi kam marrë detyrën”, ka thënë Ismaili”.

“Inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes e kanë përpiluar raportin dhe atë e kemi dorëzuar në Prokurori”.

Konjufca sërish ka replikuar për këtë çështje.

“Ju z. Ismaili keni hyrë në mal pa sakicë – nuk keni përgatitje adekuate, jeni shok i Kadri Veselit dhe jeni bërë ministër”.

“Sa i përket vdekjes së pacientëve ne nuk po të akuzojmë për vdekjen e tyre po për trajtimin e rastit”.

“Ti je tash ministër, si je duke e trajtuar këtë rast, nuk jemiduke akuzuar pse ata kanë vend, po pse nuk po merreni me vdekjen e 3 personave. Fajtor është se kush e ka tenderuar atë gaz”.

Pastaj ministri Ismaili i kundëreplikoi Konjufcës.

“Menjëherë e shpërfaq inatin politik, pse nuk e shikon një shërbim 24 orësh që po ndodh tash. Po këqyr me bë me fjali popullore. Tash edhe pas orës 19:00 në kardiologji mund të kryehn shërbime”.

Të ngjashme