Konjufca: Koalicioni qeverisës, “aksham pazar” me buxhetin

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 12:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka kritikuar vonesën e krye-parlamentarit Kadri Veseli për të nisur seancën e sotme duke thënë se kjo vonesë ka ndodhur për shkak të pazareve që janë duke bërë PDK dhe LDK për buxhetin e Kosovës për vitin 2016 që është pika kryesor e rendit të ditës së seancës së sotme.

“Ju jeni vonuar deri para pak kohësh për ta kryer aksham pazarin e këtij leximi të dytë të Buxhetit të Kosovës. Ju buxhetin as që e konceptoni si një mjet publik për të krijuar të mira për qytetarët e Kosovës, ju më shumë e shihni këtë buxhet si njëfarë plaçke për ta ndarë për secilin, përndryshe nuk ka kuptim me u vonuar dy orë”, u shpreh Konjufca.

Të shpejta kanë qenë reagimet e shefave të Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kanë thënë se nuk qëndron ajo që po thotë Konjufca.

“Është turp për Konjufcën që i tha ato fjalë, sepse asnjëherë s’kam bërë aksham pazare me buxhetin”, ka thënë Ismet Beqiri, shef i Grupit parlamentar të LDK-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi  i deputetit Konjufca, i cili ka thënë se “gjithçka në Kosovë, PDK-ja dhe LDK-ja e kanë kthyer në pazar”.

Të ngjashme