Konjufca: Për Murin bëhet garë kush është fajtor, për trenin kush është meritor

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 10:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u shpreh se menjëherë pas ndaljes së hyrjes së trenit të nisur nga Beogradi në territorin e Kosovës po garohet në mes të institucioneve se kush e ndali, e në anën tjetër askush nuk e merr fajin për ndërtimin e murit në Mitrovicë.

“Tre ngjarje që ndodhen në Veri gjatë muajit dhjetor dhe këtë muaj e dominuan diskutimin në shoqëri. Dallimi që kam mundur ta vërej ka qenë ky: për murin pati shumë garë se kush është fajtori dhe faji hidhej sa andej e sa këndej, kurse për trenin pati një konkurrencë për krekosje dhe kush do i merr meritat”.

“Nëse për asgjë tjetër zmbrapsja e trenit ka hedhur poshtë dy qëndrime të vazhdueshme, së pari nuk kemi kapacitete për vendosjen e rendit në Veri dhe nëse përpiqemi t’i qojmë forcat e rendit atëherë do na del kundër bashkësia ndërkombëtare”.

Konjufca në senacën parlamentare është shprehur se Qeveria e Kosovës, nuk e ka vullnetin e duhur për ta shtrirë tërë pushtetin në Mitrovicën e Veriut.

Të ngjashme