Konjufca: Pozita po i frikësohet Speciales

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 11:11 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se pozita po i frikësohet Gjykatës Speciales, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës po i fton deputetët që të kundërshtojnë EULEX-in dhe Gjykatën Speciale, kundërshtim të cilin e kishte bërë vjet më parë VV-ja.

“Deputetët e PDK-së folën për EULEX-in, dhe kur Vetëvendosje kundërshtonte EULEX-in dhe ftonte të kundërshtonte një mision, tash po ata PDK-ja po na ftojnë me ju bashku betejës së tre kundër EULEX-it dhe Gjykatës Speciale”.

“A është kjo partia që tentonte të na nxirrte jashtë sepse kundërshtonim këtë gjykatë? Ndërsa tash na ftojnë që ta kundërshtojmë. Tash kur po e shohin stuhinë e kësaj Gjykata, janë në gjendje që ta kallin Kosovën, por ne nuk marrim pjesë në këtë kundërshtim”.

Konjufca ka folur edhe për dënimin e aktivistëve të VV-së për sulm ndaj objektit të Kuvendit.

“Gjyqtari Beqir Kalludra ka nisur epokën e dënimit pa prova. Kur ka qenë puna e kriminelëve, siç është rasti me Emin Beqirin, provat zhduken, dhoma e provave vidhet. Por kur është puna për Vetëvendosjen, provat shpiken dhe montohen”.

Të ngjashme