Konjufca: Qeveria ta kushtëzojë dialogun me lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 11:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se përkrahin rezolutën e AAK-së për ndërprerjen e dialogut me Serbinë, porse shton se kjo lëvizje këtë gjë e ka kërkuar qe një vit, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Kosovës vazhdon dialogun me Beogradin. Serbia nuk e ka ndryshuar asnjë milimetër qëndrimin ndaj Kosovës. Është shtet armiqësor, e kontrollon pjesën e veriut të Kosovës pra është një Serbi armiqësore ndërsa Qeveria jonë është e nënshtruar. Çfarë po bënë Qeveria që të ushtrojë një trysni që të tërheqjen këto flet arreste. Do të ishte veprim i mirë nëse Qeveria e kushtëzon dialogun e Brukselit me lirimin e Ramush Haradinajt”, ka thënë ai.

Sipas tij deri më tani Qeveria ka bërë një politikë nënshtruese ndaj Serbisë.

Të ngjashme