“Kosova aplikon shpejtë në Këshillin e Evropës, presim të anëtarësohemi deri më 2020”

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 13:04 | Nga

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka takuar sot Grupin Punues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pacolli ka thënë se Kosova do të aplikojë brenda një periudhe të shkurtër, pa e përmendur se kur do të ndodhë kjo.

“Duke marrë parasysh procedurat e aplikimit në Organizatën kryesore të kontinentit për të drejtat e njeriut, ne presim që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe shteti i 48-të i Këshillit të Evropës deri në vitin 2020. Na priftë e mbara”, ka thënë Pacolli.

Detyrat dhe përgjegjësitë e grupit kanë të bëjnë me përgatitjet dhe koordinimin e këtij procesi.

“Këtë grup profesionist, që përfshinë diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ekspertë nga Shoqëria Civile e kam themeluar më herët, në mbështetje të prioritetit tim strategjik për anëtarësim të vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare”.

“Besoj, që tash është momenti i duhur, që Kosova t’i fillojë përgatitjet dhe të lëvizë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë ai.

Të ngjashme