Kosova dhe Norvegjia bashkërisht edhe në luftën kundër terrorizmit

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 15:18 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende me një delegacion norvegjez.

Presidenti Thaçi tha se dëshiron të shprehë mirënjohje që Norvegjia ka bërë për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Shpreh mirënjohje për shtetin e Norvegjisë që ka bërë për Kosovën për anëtarësimin në shumë organizata. Kosova do të vazhdojë të ruaj raportet speciale me Norvegjinë me një shtet që ka mbështetur gjithmonë paqen, stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës… E informova ministrin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me shpresën që të arrijmë marrëveshje të reja dhe ky normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton paqe dhe stabilitet për krejt ballkanin Unë dëshiroj të njoftoj që bashkëpunimi jonë do të vazhdojë në luftë kundër ekstremizmit, terrorizmit…”, ka thënë Thaçi.

“Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në të gjitha sferat me Norvegjinë. theksova zotimin tonë si Kosovë në luftën kundër fundamentalizmit, terrorizmit që me të vërtetë Kosova të jetë një vend që prodhon paqe siguri, stabilitet dhe zhvillim”, tha ai.

Ndërsa ministri i jashtëm norvegjez, Borge Brende theksoi se miqësia dhe partneriteti i Norvegjisë me Kosovën është shumë i fortë.

“Miqësia dhe partneriteti i Norvegjisë me Kosovën është shumë i fortë dhe ne do të vazhdojmë më këtë partneritet. Kjo është shumë me rëndësi dhe ju Z. President keni treguar se jeni i përgjegjshëm dhe e keni drejtuar shtetin tuaj në rrugën e duhur dhe ne e përkrahim rrugëtimit juaj drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO. Ne po ashtu shpresojmë që Kosova do të zhvillohet ekonomikisht sepse për këtë duhet te ketë punë dhe investime në Kosovë”, tha Brende.

 

Të ngjashme