Kosova dhe Sllovakia duhet të ngritin nivelin e përfaqësimit diplomatik

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 15:18 | Nga

Ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik rezident në mes Kosovës dhe Sllovakisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe Odave Ekonomike nga të dyja vendet respektive ishin disa nga çështjet që u diskutuan në takimin, që u zhvillua në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mes Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm,  Behgjet Pacolli, dhe shefit të Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, LubomirBatar.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira, duke vlerësuar se megjithëkëtë ende ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive të reja që ofrojnë tregjet në këto dy vende.

Tutje, Ministri Pacolli ka kërkuar, që gazetarët sllovakë të vijnë dhe të vizitojnë Kosovën, në mënyrë që opinioni publik i Sllovakisë të njoh më për së afërmi zhvillimet dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe potencialet që ofron vendi i ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme