“Kosova duhet të paraqitet sa më mirë në arenën e jashtme”

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 08:26 | Nga

Tomor Avdia njohës i protokollit, tha se kjo fushë është shumë e gjerë.

“Politikanët zakonisht dëshirojnë që protokolli të thyhet, por rregullat thonë se kriteret janë të rrepta dhe duhet respektuat ato”, tha Avdia.

Sipas tij shtetet e reja e kanë ndërtuar nj hierarki të protokollit, në këtë rast edhe Kosova. “Në Kosovë është Ligji që i përmbush obligimet, por duhet të kemi avancim në këtë drejtim”, tha ai.

Avdia vlerësoi se Kosova duhet të paraqitet sa më mirë në arenën e jashtme, përmes protokollit.

“Puna dhe zyrtarët e protokollit, duhet t’i mbajnë nën kontroll. Zyrtarët shpesh thonë se i dinë rregullat, por jo gjithherë i dinë. Zyrtarët e protokollit, duhet të insistojnë që shefat e tyre të jenë nën kontroll dhe të respektojnë rregullat”, tha ai, raporton rtklive.

Ai ka përmendur edhe disa raste që zyrtarët e shtetit kosovar kanë shkelur rregullat e protokollit në vizata të ndryshme. Avdia, foli edhe paraqitjen e përfaqësuesve politik në këto zgjedhje. Sipas tij në këto zgjedhje nuk ka pasur kreativitet në paraqitjen e fushatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme