Kosova kampione e korrupsionit

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 10:48 | Nga

Niveli i lartë i korrupsionit në prokurimin publik është shndërruar në “kancer” të buxhetit të shtetit. Brenda vitit dyshohet se shuma të mëdha parash të buxhetit përfundojnë në xhepa të zyrtarëve të korruptuar të prokurimit.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i cili në tre vitet e fundit thuajse nuk ka ndryshuar fare, Kosovën e rendit në krye të listës së vendeve më të korruptuara në rajon. Në këtë drejtim vendi ynë qëndron më keq se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se niveli i korrupsionit në vend edhe më tutje vazhdon të jetë i njëjtë sikurse viteve të kaluara, pavarësisht premtimeve të shumta institucionale për ta luftuar atë.

Artan Canhani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se aferat korruptive në fushën e prokurimi publik në Kosovë vazhdojnë të jenë ndër çështjet kryesore në diskursin e diskutimeve nëpër media, raporte dhe publikime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme