Kosova ngec në zbatimin e MSA-së

sheshi prishtine
Prishtinë | 09 Nën 2016 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Institucionet shtetërore kanë dëshmuar ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Kanë kryer vetëm një të tretën e gjithë detyrave që burojnë nga kjo marrëveshje.

Ngecjet janë evidencuar në Raportin mbi përmbushjen e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA), që i referohet gjysmës së parë të vitit 2016, e një kopje të së cilit e ka siguruar gazeta të martën. Programi ishte miratuar nga Qeveria në gjysmën e dhjetorit të vjetëm, e edhe nga Kuvendi gjatë muajit mars.

Sipas këtij dokumenti, që ligjërisht është i detyrueshëm për të gjitha institucionet e Kosovës, secili organ i administratës shtetërore është përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të tij në kuadër të fushëveprimit të kompetencave, ashtu siç parashihet në kuadër të matricës së masave afatshkurtra.
Programi përmban gjithsej 1.374 masa në total, prej të cilave 304 sosh legjislative dhe 1.070 të tjera masa zbatuese. Nga to, 89 masa kanë qenë të planifikuara të realizoheshin brenda tremujorit të dytë. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme