“Kosova, përpos BE-së, nuk ka alternativë tjetër”

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 09:14 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është e vetmja alternativë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ministrja Hoxha ka theksuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e BE-së.
Ajo ka bërë thirrje që në proceset integruese të Kosovës të vazhdojë konsensusi aktual pozitë-opozitë. Hoxha ka pranuar se ka vonesa në zbatimin e MSA-së por kjo, sipas saj, ka ndodhur për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë.
Miratimin e marrëveshjes së IPA-s 2016 në Kuvend ministrja Hoxha e vlerësuar arritje të madhe për Kosovën. Hoxha ka theksuar se marrëveshja IPA 2016 do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme