Kosova do të trajtojë me kujdes pakicat kombëtare

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 15:20 | Nga

Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim një ekip ekspertësh nga Këshilli i Evropës në përbërje nga udhëheqësja e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë znj. Isabelle Servoz-Gallucci si dhe katër ekspertët znj. Elizabeth Sandor-Szalay,  Tove H Malloy, z. Detlev Rein dhe Gisella Gori.

Temë e takimit ishte Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, si një nga traktatet me gjithëpërfshirëse e dizajnuar për të mbrojtur të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare.

Zëvendësministri Hoxha i njoftoi ekspertët e Këshillit të Evropës për hapat konkret që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë dhe po ndërmerr në kuptim të trajtimit dhe ofrimit të mundësive për komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke u zotuar që në respekt të Konventës të marrim përsipër të promovojmë barazinë e plotë dhe efektive të pjesëtarëve që u përkasin pakicave në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore politike dhe kulturore, së bashku me kushtet që do të lejohen që ata të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre.

Delegacioni nga Këshilli i Evropës u ndanë shumë të kënaqur nga prezantimi i të arriturave në fushën përkatëse duke premtuar bashkëpunim të ndërsjellët në realizimin e objektivave të përbashkëta në përputhje me Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme