Kosova thellon ngecjen në zbatimin e MSA-së

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 08:01 | Nga

Kosova është duke ecur me “hapa të breshkës” në procesin e përmbushjes së detyrave të listuara në dokumentin kryesor kontraktual që e ka me Bashkimin Evropian.

Me ritmin e tashëm, asaj do t’i duhet dyfishi i kohës që e ka paraparë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), shkruan sot Koha Ditore.

Në procesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sivjet autoritetet janë treguar më të ngathëta se në 2016-n.

Në fillimvit, Qeveria e ka kaluar Programin Kombëtar të përditësuar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) për periudhën 2017-2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme