KQZ: Deri në ora 11:00 votuan 8.45 për qind e votuesve

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 11:34 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e dytë për medie.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se në bazë të të dhënave të dërguara nga komunat deri në orën 11 kanë votuar 150 mijë e 244 votues apo 8.45 përqind e votuesve, raporton Ekonomia Online.

Deri përafërsisht në të njëjtën kohë, në vitin 2014, patën votuar 168 mijë e 616 votues, apo 9.46% e votuesve.

Sipas Listës Përfundimtare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 1 milion e 872 mijë e 471 votues.

Të ngjashme