KQZ-ja certifikon afër 2 milionë votues për zgjedhjet e nesërme

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 20:33 | Nga

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar listën e plotë për numrin e atyre që kanë të drejtë vote.
Sipas kësaj liste, KQZ ka certefikuar 1 milion e 872 e 941 persona që mund të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Indeksonline.

KQZ po ashtu ka publikuar listën ku ka certifikuar 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare.

Numri i kandidatëve të certifikuar është: 971 kandidatë për deputetë.

Kurse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër.

Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se edhe pse ka qenë një kohë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. KQZ ka arritur që me kohë t’i kryej të gjitha përgatitjet dhe të jetë gati për nesër. Ai madje thotë se rezultatet e para preliminare mund të dalin nesër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme