KQZ-ja e gatshme për zgjedhje

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 13:23 | Nga

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se ata si KQZ janë të përgatitur për zgjedhje kurdo që do të mbaheshin ato.

Sipas saj, buxheti i cilin do të shpenzohej për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme shkon nga 4 deri në 5 milionë euro.

“Shpenzimet vërehen më tepër të stina kur mbahen zgjedhjet. Nëse ato mbahen në verë atëherë shpenzimet do të ishin pak më të vogla, në krahasim me stinën e dimrit. Dimri ka nevojë që klasat të nxehen, shpenzohet më tepër karburantë për shkak se kushtet klimatike mund të jenë më të vështira. Dita është më e shkurtër, e kështu më radhë. Përveç këtyre, pjesët tjera janë të njëjta”, ka theksuar Daka.

Ndryshe, muajve të fundit është duke u diskutuar mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kjo temë është aktualizuar edhe më tepër pasi që deputetët e Listës Serbe kanë bërë të ditur se do të bojkotojnë punimet e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, sabotim të institucioneve kanë paralajmëruar edhe ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, pasi që është votuar Ligji për Trepçën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme