Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar rekomandimin presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët të cilët kanë liruar ulëset në Parlament pas marrjes së posteve në Ekzekutiv zëvendësohen nga kandidatët e radhës që pasojnë në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti i njëjtë politik.
Nga koalicioni “Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës”, deputetët që zëvendësohen janë:
Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinajn;
Fadil Beka e zëvendëson Fatmir Limajn;
Enver Hoti e zëvendëson Enver Hoxhajn;
Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishën dhe
Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn.
Ndërkohë Behgjet Pacollin do ta zëvendësojë Imet Rrahmani si kandidati i radhës që pason në listën e certifikuar, nga subjekti politik “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re”.
Kurse nga subjekti politik “Koalicija VAKAT” Bahrim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin.