KQZ lanson ueb-faqen e re në Ditën Globale të Zgjedhjeve

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 14:10 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Ditën Globale të Zgjedhjeve, ka lansuar ueb faqen e re, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me këtë rast tha se shënimi i kësaj dite edhe në Kosovë shprehë përcaktimin për të vazhduar me përkushtim në realizimin e misionit dhe detyrave që ka KQZ-ja si institucion i pavarur.

“Ne e përmbyllëm vitin 2017 me suksese të mëdha, pasi arritëm që brenda një periudhe 8 mujore të organizojmë Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe Zgjedhjet Lokale, duke përfshirë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë në 19 komuna. Gjithashtu, e përmbyllëm vitin e kaluar duke u vlerësuar si institucion me vendin e parë të Çmimit Ndërkombëtar Zgjedhor në kategorinë “Menaxhimi i Zgjedhjeve”, në një ceremoni që u organizua nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkohet me institucione të menaxhimit të zgjedhjeve nga mbarë bota në organizata dhe asociacione. Ne jemi anëtar të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore dhe Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhor Evropian. Besojmë se përfitimet e të qenit anëtar në këto asociacione do të shihen në të ardhmen”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdimisht është angazhuar për organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe me standard të lartë, gjë që është vlerësuar edhe në raporte të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Kemi bërë përpjekje maksimale që të ofrojmë shërbime cilësore dhe të zhvillohemi duke u përshtatur me rrethanat e reja të krijuara nga zhvillimi i madh i teknologjisë”.

“Edhe produkti i sotëm, ueb-faqja e re e KQZ-së, nuk është vetëm një dizajnim më i bukur në krahasim me faqen e kaluar, por është një përkushtim thelbësor për avancimin e transparencës dhe mundëson qasje më të lehtë në informacione për qytetarët/votuesit, subjektet politike dhe shoqërinë civile”.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, tha se kjo ueb faqe mundëson transparencë më të madhe.

“Ueb faqja është produkt që mundëson informata më të lehta. Gjithashtu është faqe që mundëson transparencë më të madhe për qytetarët”, tha ai

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari.

Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.

Të ngjashme