KQZ merr vendim të rinumërohen edhe 440 kuti të votimit

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 11:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka marrë vendim që të rinumorëhet edhe 440 kuti të votimit nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Prej këtyre kutive 70 ishin rinumëruar edhe më herët.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se rinumërimi do të bëhet në bazë të ankesave të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), raporton EO.

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi gjatë mbledhjes së sotme të KQZ ka paraqitur  një raport të ecurisë së përgatitjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahet më 19 nëntor.

Ai bëri të ditur se është duke vazhduar operacioni jashtë Kosovës, ku kanë të drejtë vote 6 mijë e 847 votues.

Halimi njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë që Personave me Nevoja dhe Rrethana të Veçanta t’u mundësohet të votojnë përmes ekipeve mobile lëvizëse në Ditën e Zgjedhjeve. Numri i përgjithshëm i votuesve nga kjo kategori është: 2 mijë e 16 votues.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ miratoi planin për balotazhin si dhe emëroi Këshillat e Vendvotimit në komunën e Parteshit ku do të mbahet rivotimi për kryetar komune në të njëjtën ditë.

Të ngjashme