KQZ publikon rezultatet e secilit kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 13:37 | Nga

Nga sot, secili kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, mund t’i shoh rezultatet e votave nga secili vendvotim në tërë territorin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi ka thënë se me qëllimin e rritjes së transparencës dhe besueshmërisë për këtë proces zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ë publikojë në faqen zyrtare të gjitha kopjet e skanimit të formularëve të rezultateve të kandidatëve.

“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në faqen zyrtare të gjitha kopjet e skanimit të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe formularëve të rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.
Zëdhënësi i KQZ’së tha se përmes këtij publikimi, kandidatët mund të shohin të dhënat, si formë fotografia, nga secili vendvotim në të gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që sot të fillojnë me rinumërimin e 30 kutive të votimit nga komuna të ndryshme të Kosovës, për shkak se ato nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta dhe deri tani po mbaheshin në karatinë.

“Gjithashtu, sot kemi filluar me rinumërimin e 30 kutive të votimit të cilat janë nga vendvotimet e ndryshme, nga komunat e ndryshme të Kosovës. Për këtë rinumërim ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për arsye të ndryshme që kanë hasur gjatë pranimit të në QNR”, ka thënë Elezi.

Këto vendvotime, Elezi tha se kanë qenë në karantinë pas skanimit, për shkak se nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme