KQZ rishqyrton decertifikimin e kandidatëve, pas vendimit të Supremes

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 10:55 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të shqyrtojë vendimet e Gjykatës Supreme, të cilat  hedhin poshtë decertifikimin e disa kandidatëve nga KQZ, përfshirë edhe Zafir Berishën, kandidat i Nismës për Prizrenin.

Në njoftimin e KQZ-së për mbledhjen që nis në orën 11, saktësohet se një nga pikat është: “Shqyrtimi i Rekomandimit për anulim të decertifikimit të kandidatëve të Subjekteve Politike sipas vendimit të Gjykatës Supreme”.

Për decertifikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale nga KQZ-ja, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke e vlerësuar këtë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si rast flagrant të diskriminimit përmes përdorimit apo keqpërdorimit të standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Pos kësaj, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen edhe raportet e Këshillave të KQZ-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme