Krasniqi e pyet zyrtarisht Rikalon për rolin e tij gjatë luftës (Dokument)

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 12:27 | Nga

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një pyetje parlamentare ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

“Pyetja e parë parlamentare në Kuvend do të lidhet me të kaluarën e tij dhe dëshmitë e banorëve shqiptarë për tortura gjatë luftës. Ramush Haradinaj le ta dijë që nuk do të mund të na i kthejë në pushtet banditët e Arkanit dhe Millosheviqit”, ka shkruar Krasniqi.

“Z. Rikalo, a mund të na tregoni se ku keni qenë gjatë luftës së fundit, konkretisht gjatë 1996-1999? Pra me çka jeni marrë, cili ka qenë roli juaj?”, është përgjigja të cilës Rikalo duhet t’i përgjigjet në seancën e radhë të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme