Krasniqi: Kjo është një ditë e madhe për Kosovën dhe PDK-në

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 16:12 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo është një ditë e madhe për demokracinë tonë dhe do të jetë një ditë e madhe edhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit.

“Ne jemi të bindur se qytetarët janë të vendosur për një Fillim të Ri për vendin”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se mjerisht, ne kemi parë “lajme të rreme” që janë përhapur gjithnjë e më shumë gjatë kësaj kohe.

“Ka disa javë që Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë lajme fantome përmes portaleve të rrejshme dhe profileve fantome në rrjete sociale. E njëjta gjë po vazhdon edhe sot”, ka thënë Krasniqi.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se sot ka parë të rinj të cilët po votonin për herë të parë dhe pensionistë të cilët kanë votuar në çdo cikël zgjedhor.

Sipas tij, kjo është e bukura e demokracisë sonë.

“Ky është shteti ynë për të cilin shumë gjenerata janë flijuar. Ne e kemi për detyrë t’i kujtojmë ata që janë sakrifikuar për pavarësinë tonë dhe t’u jemi atyre mirënjohës, veçanërisht sot”, ka thënë Krasniqi.

 

Të ngjashme