Krasniqi: LDK po spekulon, nuk ia kemi ofruar postin e kryeministrit

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 10:30 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës e ka demantuar lajmin se kjo parti ia ka ofruar postin e kryeministrit Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi ka thënë se PDK nuk i ka ofruar kurrfarë posti LDK-së. Qeverinë, sipas tij, do ta drejtoj i nominuari për kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj.

Ministri në largim i Bujqësisë ka thënë se LDK po spekulon dhe se këto janë vetëm dëshira të LDK-së.

“Ky është një spekulim i LDK-së dhe s’ka asgjë të vërtete këtu. Ata mund të kenë dëshire, por postin e Kryeministrit do ta këtë mandatari ynë, z. Haradinaj”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Tutje, zyrtari i lartë i PDK-së, ka thënë se këtë pozitë ia dhënë njëherë LDK-së dhe rezultati ka qenë shumë zhgënjyes.

“Ia kemi dhëne atë pozite LDK-së, një here dhe rezultati ka qene shumë zhgënjyes, kështu qe mendësia e tille nuk mund të jene me në krye të Qeverisë”, ka shtuar Krasniqi.

Një ditë më parë, këshilltari i kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha tha se PDK dhe ia ka ofruar LDK-së postin e kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme