Krasniqi-LDK-së: Nuk iu kemi thirrë ende për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 19:35 | Nga

PDK-ja mbetet e palëkundur në krijimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga kandidati i tyre për Kryeministër. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi shprehet optimist se krijimi i Qeverisë do të ndodh para muajit shtator.

Ai ka kërkuar nga zyrtarë të LDK-së që të mos nguten me deklarata për mos bashkëpunim me partinë e Kadri Veselit. Thotë se PDK ende nuk i tha thirr për këtë çështje dhe se siç tha, nuk ka nevojë të fliten sot çështjet e nesërme.

“O nuk i kemi thirr o burrë, as nuk i kemi thirr hala. Mos të nguten. Z.Haradinaj në momentin që do të jetë mandatar besoj që i thërret. Nëse shkojnë mirë, nëse nuk shkojnë s’shkojnë. Pse duhet sot me diskutu për diçka që kemi me diskutu edhe javën tjetër, edhe pas dy javësh edhe pas një muaji. Ka një proces që është duke ndodh. Çertifikimi i rezultateve pastaj shohim”, tha Krasniqi në Rubikon të KTV-së.

“Unë do të dëshiroja të kemi një zgjidhje që është e kuptueshme që është e arsyeshme që ka një etikë të pranueshme nga të gjithë”, tha Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë Krasniqi me këto rezultate mund të gëzohet për rritje por jo të kenë aspirata për formimin e Qeverisë.

Kjo sipas tij do të ishte e mundshme veç me ndryshimin e ligjeve, ku i dyti do të mund ta krijonte Qeverinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme