Krasniqi: Nisma s’e mbështet shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 23:08 | Nga

Nisma për Kosovën nuk do ta mbështes inciativën e sponsorizuar për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe e përkrahur nga Kryeministri Ramush Haradinaj e Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi. Sipas tij, kur ishte interesi i Kosovës, “NISMA ishte kundër”. Tutje ai ka shtuar se “interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te Kosovës!”

Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:

Ne nuk mun të jemi miq me asnjë tjetër nëse nuk jemi e mira e vetës

shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve (sidomos atyre të zëshmeve të sotëm), në këto momente me duhet t’ua tregoj një urti të shqiptarëve të urtë, që pushtuesit i kishin lënë pa shkollë në gjuhën e mëmës, e cila thotë:

“ kush bie në shtrat me fëmijë, zgjohet i lagur”!

ne dhe ju miq, kemi kohë që jemi ne një shtrat me fëmijë. nuk kishte si të ndodhte ndryshe në rastin tonë!

kësaj radhe kaq për zhvillimet e pa pritshme të natës se sotshme!

po të dëgjonin me kohë, fëmijët e natës se sotme, jo-ja do bëhej me kohë!

dikush duhet të jep përgjegjësi, pse jo-ja nuk u tha kur ishte koha!

atëherë do mbrohej kosova! sonte po mbrohet pak individë që i lidhë gjithçka tjetër, veç jo kurrë interesi kombëtar!

gjërat e pa matura shtatë herë, nuk besoj që dalin mirë! kështu thotë i urti populli im!

unë e respektoj urtinë e popullit tim.

kur ishte interesi i kosovës. nisma ishte kundër!

interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te kosovës!

p.s.

Qëndrimet e deputetëve të nismes, në ketë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale!

nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për ketë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme