Kroacia do ta mbështesë Kosovën në rrugën për integrimin evropian

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 11:57 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Veseli dhe Kapitanoviq diskutuan për raportet e shkëlqyera që Kosova dhe Kroacia kultivojnë midis tyre, në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës euro-atlantike të të gjithë rajonit, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeparlamentarit, pas takimit.

Duke konfirmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese, kryeparlamentari Veseli theksoi se rrugëtimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë model për vendet e tjera të rajonit, të cilat aspirojnë integrimin në BE.

Ambasadorja Kapitanoviq, ndërkaq, theksoi se Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në procesin integrimit evropian të saj dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë.

Diplomatja kroate i shprehu kreut të Kuvendit të Kosovës urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë funksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme