Kroacia përkrah Kosovën drejt Integrimit në BE

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 15:31 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Ambasadoren Kroate në Kosovë, Marija Kapitanović, e shoqëruar nga Zëvendës Ambasadori dhe Sekretari i Dytë, përgjegjës për çështje politike, ekonomike dhe kulturore, Zlatko Vnučec.

Ministrja Hoxha, falënderoi Ambasadoren Kapitanović, për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada dhe shteti mik i Kroacisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Ambasadorja Kapitanović, shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit kroat për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në procesin e integrimit evropian, duke vlerësuar lartë punën e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces.

“Integrimi në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Kroacisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë me praktikat e mira të shtetit Kroat si dhe përkrahje për sektorin e drejtësisë” shtoi më tej, Ambasadorja Kapitanović.

Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Kroacisë në Kosovë, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Të ngjashme