Kryeministri bullgar: Liberalizmi varet nga marrëveshjet me Serbinë, BE s’pranon shtetet me probleme

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 11:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, garantoi se shtetit i tij që aktualisht kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj integruese, raporton Ekonomia Online.

Borissov, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, shtoi se me kreu e shtetit të Kosovës biseduan për Samitin e Sofjes, duke e vlerësuar si të rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kur foli për liberalizimin e vizave për kosovarët ai tha se ky proces varte marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.

Liberalizmi varet nga marrëveshjet që do të keni me Serbinë. Ju mund të shpresoni që unë do të shfaq këmbënguljen maksimale që të liberalizohen vizat. Ne duhet t’i bindim që rajoni jonë përbën rrezik”.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të lënë me një anë egoizmat personale ngase kjo sipas tij, është fatale për të ardhmen e këtyre shteteve. Borissov tha se Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zgjidhin problemet e tyre.

Duke shtuar se nëse Kosova dhe Serbia nuk zgjedhin problemet asnjë nga shtetet nuk do të hyjë në BE.

“Ne nuk japim këshilla e as nuk guxojmë të japim këshilla mirëpo nëqoftëse nuk nënshkruhen marrëveshje me Serbinë as Kosova as Beogradi nuk do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Sepse BE nuk dëshiron vende amtare me probleme mes vete. Prandaj ne duam që ju t’i zgjidhni problemet mes vete. Kryesorë është qe të mos shikojmë mbrapa, të shikojmë përpara dhe që në maj në Samitin e Sofjes tu themi liderëve që ja  popujt në Ballkan janë të vendosur. Le të tregojmë urtësi”.

“Kaluan shumë vite, para disa viteve kam ardhur këtu për të vizituar dhe ne kemi për përparimin që është arritur gjatë këtyre 10 viteve dhe keni zgjedh rrugën e drejt. Kur jam në Beograd me miqtë e mi  gjithmonë e përmend shokun tonë Hashim Thaçi. Prandaj duhet të vazhdojë dialogu, sepse në Bashkimin Evropian do të pranohen shtete pa probleme”.

“Nuk keni alternativë, ju jeni të obliguar të zgjidhni problemet me Serbinë. Nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Shpresoj sinqerisht që midis Shkupit dhe Athinës të zgjedhin problemet. Ne me Maqedoninë dhamë shembullin e mirë. Ju jeni të detyruar bashkë me Serbët t’i zgjidhni mosmarrëveshjet atëherë Bashkimi Evropian do të shoh me sy tjetër pjesën tonë”.

“Tani i propozoj kryeministrit që të organizoj një vizitë në Bullgari me ministra kosovarë, të vizitojnë edhe sektorin e turizmit sepse në Kosovë ka vende shumë të mira dhe mund të ndihmojmë me investime”.

Thaçi: Kosova e ka vendin në BE dhe NATO

Presidenti Thaçi tha se vizita e Borissov tregon për mbështetjen e këtij shtetit  ndaj Kosovës. Sipas tij, Borissov është angazhuar për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Thaçi shtoi se BE do të jetë e plotë kur Kosova dhe Evropa Juglindore do të jetë pjesë e saj krejt kjo për paqe në rajon.

Ai potencoi se Samiti i Sofjes është mundësi e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.

“Ardhja juaj është nder i dyfishtë për ne sepse përveç që përfaqëson shtetin mik përfaqëson edhe presidencën bullgare. Me kryeministrin patëm takim te shkëlqyer. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet biletarele të vendeve. Sa i përket zgjerimit të Bashkimit evropian jemi të një mendimi që rruga jonë është drejt BE. Ishte konstatim i dyanshëm se Bashkimi evropian do të jetë i plotë kur Kosova dhe tërë Evropa Juglindore do të jetë pjesë e sajë”.

“Sivjet është publikuar strategjia e Bashkimit Evropian, ne këtë frymë ne jemi shumë falënderues për ndihmën e Bullgarisë. Si rezultat i kësaj kemi samitin e Sofjes. Kosova kërkon jo vetëm të vazhdoj dialogun me Serbinë por të ketë një fqinjësi të mirë. Me kryeministri diskutuam edhe për mundësin e investimeve të Bashkimit Evropian në sektorin e Infrastrukturës duke përfshirë segmentet e Bullgarisë, Greqisë, Kosovës, Serbisë dhe tërë rajonin ku jetojmë ne, sepse vetëm duke investuar mund të kemi jetë më të mirë”.

Thaçi ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Borissov do të takohet gjithashtu edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në Samitit të Sofjes, pritet të mblidhen liderët e 28 shteteve të BE-së dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor me 17 maj.

Kosova në këtë Samit për herë të parë merr pjesë si shtet, kjo gjë është kundërshtuar nga Serbia me mospjesëmarrje.

Në Samitin e Zagrebit në vitin 2000, Kosovën e kishte përfaqësuar Bernard Kouchner, shefi i atëhershëm i UNMIK-ut.

Kurse në Samitin e Selanikut, Kosovën e kishin përfaqësuar së bashku shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, Michael Steiner, së bashku me presidentin e atëhershëm Ibrahim Rugova dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi.

Të ngjashme