Kryeministri bullgar të hënën në Prishtinë

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 12:19 | Nga

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, të hënën do të vjen në Prishtinë.

Borisov do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij një ditore.

Kryeministri bullgar dhe presidenti kosovar do të diskutojnë për organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje gjatë muajit maj.

Ata gjithashtu do të flasin edhe për integrimin evropian të vendeve të rajonit, i cili është një prioritet I shtetit bullgar.

Ditë më parë Borisov dhe Thaçi kanë zhvilluar edhe një bisedë telefonikë pas takimit që pati kryeministri bullgar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme