Kryeministri do të paraqitet në tri interpelanca më 23 maj

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:57 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që kryeministri Ramush Haradinaj të paraqitet në tri  interpelanca me 23 maj, raporton Ekonomia Online.

Interpelanca sipas pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.

Po ashtu edhe interpelanca sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017.

Haradinaj do të jap llogari para deputetëve edhe në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, kërkesë kjo e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton EO.

Dardan Sejdiu, nga PSD-ja, ka njoftuar gjithashtu se më 17 do të ketë edhe një seancë tjetër. Ai ka përmendur edhe temat të cilat do të diskutohen në këtë seancë.

“ U dakorduam që seanca e radhës të jetë me 17 maj janë tri tema të rëndësishme diskutimet rreth heqjes së roamingut për Kosovë Shqipëri, dhe pikave doganore që Kosova dhe Shqipëria mund t’i trajtojnë për t’i hequr, të procedohet projektligji për lexim të dytë projektligji për Prishtinën”.

“23 maj, seanca interpelancat e mbetura, interpelanca për kryeministrin për ‘Countur Global’”.

Armend Zemaj, nga LDK-ja, tha se Qeveria po i ikë përgjegjësi duke mos u paraqitur në seanca të Kuvendit.

“Me fajin e pozitës, janë duke prishur raportin kushtetues mes Kuvendit, ikja nga përgjegjësia e kryeministrit për të qenë pjesë e raportimit po ndodhë edhe në samtimin e seancave të reja parlamentare”.

Ai tha se në seancë e 17 majit do të bëhet edhe formimi i komisionit hetimor për deportimin e 6 shtetasve turq.

“Me 17 maj do të bëhet edhe formimi i komisionit hetimit për dëbimin e 6 shtetasve turq, edhe sot e kësaj dite nuk kemi qartësim të kësaj situate”.

“Shprehim shqetësimin tonë për mungesën e Qeverisë, grumbullimin e pikave dhe mungesën e deputetëve, me këtë logjikë është e pamundur të funksionojë puna e Kuvendit”.

“Këtë komision po e zvarritin ata që e kanë krijuar këtë skandal, ata që janë përgjegjës për sigurinë, për menaxhimin e kësaj situate. Ne kemi insistuar që mos të ketë miratim nga pjesa e rezolutës e debatit, është detyrim ligjor të formohet komisioni në seancën e radhës”.

Për takimin e shteteve të QUNIT-it në Uashington, ku është diskutuar faza finale e dialogut Kosovë-Serbi, ku sipas medieve serbe është diskutuar që Kosova në OKB ndërsa Serbia në BE.

Zemaj tha se nuk është i njoftuar, por që ka kërkuar nga bartësit e institucioneve mos t’i nënshtrohen bisedimeve të fshehta pa transparencë.

Të ngjashme