Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Prishtinës

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 11:59 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prijësit e Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit, Burhanudin Hashani, kryeimam dhe Bahri Sejdiu, Idriz Xhigolli, Bahri Rexha, anëtarë.

Ata e uruan Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij Kryeministër i Qeverisë së vendit, duke u zotuar se do të jenë së bashku në këtë rrugëtim.

Kryeministri Haradinaj pasi i falënderoi prijësit e komunitetit islam të Prishtinës, për kujdesin që kanë treguar për popullin dhe vendin, i informoi me nismat që ka ndërmarrë Qeveria që ai drejton për një dinamikë të re, e në veçanti për miratimin në Qeveri të Ligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, dhe procedimin e tij në Kuvend.

“Ligji për Kryeqytetin, si seli e shtetit, është para së gjithash akt shtetëror dhe adresa e parë e Republikës së Kosovës, pra element i shtetësisë. Me këtë ligj Prishtina merr obligime shtesë, porse ajo edhe përfiton grante qeveritare shtesë që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së prishtinasve”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme