Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e HENDIKOS-it

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 14:22 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e HENDIKOS-it, të prirë nga Afrim Maliqi. Sipas përfaqësuesëve të HENDIKOS-it i shprehen atij falënderimet e tyre, se ishte Haradinaj politikani i parë i cili i kishte pranuar në zyrë dhe kishte biseduar për hallet e tyre dhe, po ashtu Haradinaj është kryeministri i parë që sipas tyre i pranon ata në Kryeministri.

Përfaqësuesit e HENDIKOS-it nuk e fshehën faktin se ndiheshin shumë mirë që kryeministri i ka pranuar në audiencë kaq shpejt, duke kërkuar nga kryeministri që të ushtrojë ndikimin e tij në bazë të kompetencave kushtetuese e ligjore që të zbatohet Ligji për Paraplegjikët dhe Tetraplegjikët, i cili mundëson një pagë minimale për personat ndihmës, të kësaj kategorie të personave me nevoja të veçanta, që kushtet e tyre jetësore të përafrohen me ato në rajonin tonë.

“Shteti duhet t’i garantojë ata që në tregun ekonomik nuk hyjnë në kushte të barabarta, për shkak të nevojave të veçanta”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka thënë se dy janë çështjet që duhet proceduar: Ligji për shumën e pagesës së personave ndihmës si dhe funksionalizimi i Komisionit mjekësor dhe këto dy aspekte do të adresohen gjatë javës që vjen për zgjidhje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme