Kryeministri Haradinaj takon dy zyrtarët e lartë të BE-së

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 15:13 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, janë pritur në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa më pas të tre do të dalin në konferencë për media, raporton Ekonomia Online.

Danielsson ishte për vizitë në Kosovë në tetor të vitit të kaluar për të lansuar Programin për Reforma Ekonomike.

Danielsson kishte deklaruar se ekonomia e Kosovës ballafaqohet me sfida substanciale dhe se duhen veprime të guximshme e pa vonesa.

Ai kishte folur edhe për liberalizmin e vizave, duke kërkuar nga institucionet që të plotësojnë kriteret e mbetura.

Të ngjashme