Kryeministri letonez i shpreh Haradinajt gatishmërinë për bashkëpunim

Prishtinë | 23 Sht 2017 | 10:53 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga homologu i tij letonez, Maris Kucinskis.

“Më lejoni që t’ua përcjellë urimet më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe dëshirat e mia më të mira për një punë të suksesshme dhe produktive. Shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim dhe përparim të marrëdhënieve miqësore në mes të Letonisë dhe Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Republikës së Letonisë, përcjell Zyra e Kryeministrit nga Kosova.

“Me këtë rast, do të doja t’iu uroja sukses në zbatimin e reformave të domosdoshme për Kosovën në rrugën evropiane. Shkëlqesia e Juaj, ju lus të pranoni konsideratën time më të lartë me dëshirat për prosperitet dhe mirëqenie për vendin dhe popullin tuaj”, citohet të ketë thënë tutje Kucinskis.

Të ngjashme