Kryeministri Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadoren Viets

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 13:22 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila e përfundon misionin në Kosovë.

Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Viets për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet dy vendeve, dhe për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe evropiane të Kosovës.

Duke theksuar se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin, theksoi mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme