Kryeministri në detyrë emëron edhe tre ministra të rinj

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 12:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se kabineti qeveritar është plotësuar me ministra të rinj.

Ministrat e rinj janë zgjedhur pasi që disa prej ministrave të deritashëm janë liruar nga detyra pasi janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas Mustafës, ministrat e rinj janë: Emanuel Demaj, ministër i Punëve të Jashtme, Kurtan Kajtazi ministër i Bujqësisë dhe Valentin Toçi, ministër i Tregtisë.

“Të gjithë sektorët i kemi mbuluar me përgjegjës”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Të ngjashme