Kryeministri të jetë transparent rreth Markoviqit

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 07:59 | Nga

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Blerim Kuçi i ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafa të japë sqarime rreth takimit me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq.

Ndonëse ka vlerësuar se ky takim ka mundur të jetë në shërbim të zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kuçi tha se kreu i ekzekutivit për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, do të duhej të ishte më transparent rreth këtij takimi.

Kuçi në një intervistë për “Epokën e re”, tha se zgjidhja më e mirë për demarkacionin do të ishte dërgimi i marrëveshjes në Kuvend, rrëzimi i saj me vota të deputetëve dhe rifillimi i bisedimeve me Malin e Zi për rishikimin e Demarkacionit.

Duke folur rreth idesë së kryeministrit për matjen e territorit, Kuçi tha se kjo ide është e pakuptueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme