Kryeministri thotë se nuk e di sa këshilltarë i ka

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 13:10 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në seancën e sotme të Kuvendit ka pyetur kryeministrin Haradinaj se a ishte në dijeni për veprat e Oliver Ivanoviqit kur u mbajt një minut heshtje në Kuvend pas vrasjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Nagavci kërkoi të dijë numrin e këshilltarëve të Haradinajt, të cilët sipas saj do duhej ta këshillonin për veprimet e tij.

“ A ishit në njohuri për veprat e Oliver Ivanoviqit, ku mbajtët më 22 janar në Kuvend 1 minut heshtje. A bën të di numrin e këshilltarëve tuaj sepse ata duhet të të këshillojnë për punët që i bën dhe çka po bëni për punën e të pagjeturëve.”

Kryeministri Haradinaj duke iu përgjigjur Nagavcit rreth pyetjes për Ivanoviqin tha se nuk e di sa këshilltarë i ka.

“Disa janë me pagesë disa papagesë. Është praktikë e Qeverive që të marrin edhe këshilltarë të huaj. Pagat i kanë shumë të ulëta”.

Ai ka folur edhe për personat e zhdukur ku tha se është detyrë e çdo njeriu që jeton në këtë vend të merret me çështjen e të pagjeturve.

“Është punë intensive që po e bëjmë për këtë temë. Po punojmë”.

Të ngjashme