Kryeministria: Haradinaj vetëm ka kërkuar që gazetarët të jenë më profesionistë dhe më të shkolluar

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 16:15 | Nga

Zyra për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit ka dërguar “një sqarim për medie” në lidhje me rastin e fyerjes që kryeministri Ramush Haradinaj iu ka bërë sot gazetarëve.

Në reagim nuk kërkohet qartë falje për fjalorin e Haradinajt, të cilin AGK dhe shumë gazetarë e kanë cilësuar si fyerje. “Z. Haradinaj ka kërkuar vetëm profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgjë më shumë… Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre”, thuhet aty.

Reagimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit:

Shprehim keqardhje për publikimin ose ritransmetimin e informatave të pasakta e tendencioze nga disa media, lidhur me emërimin e Gazmend Sylës, këshilltar politik i Kryeministrit për çështje të veteranëve të luftës të UÇK-së.

Gazmend Syla pavarësisht pretendimeve, nuk ka asnjë proces të hapur dhe asnjë telash me ligjin.

Publikimi i informatave për akuza të pavërtetuara ndaj z. Syla por edhe të tjerëve, për ne përbënë shkelje të etikës profesionale dhe e konsiderojmë fushatë të disa mediave kundër Qeverisë së Kryeministrit Haradinaj.

Sot pasdite kemi marrë një letër nga AGK, e cila një apel të Kryeministrit Haradinaj që disa gazetarë të jenë më profesionistë dhe më të shkolluar, e ka konsideruar si ofendim ndaj gazetarëve dhe mediave.

Z. Haradinaj ka kërkuar vetëm profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgjë më shumë.

Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre.

Kryeministri Hardinaj dhe kabineti i tij e kanë filluar punën duke qenë më të hapur se cilado Qeveri e mëparshme ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe kështu do të jetë deri në fund të mandatit.

Transparenca jonë duhet të jetë e mjaftueshme që gazetarë dhe media të caktuara poashtu të jenë korrekte dhe profesionale në raport me Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e tij.

Zyra për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-fyen-gazetaret-kur-pyetet-per-qendrimin-e-shba-se-per-demarkacionin/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme