Mustafa uron Trumpin për zgjedhjen

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 11:06 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump.

Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, e ka uruar Donald Trumpin me rastin e zgjedhjes president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe me administratën amerikane”, thuhet në urim.

Mustafa, me këtë rast, ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës edhe për Presidentin Barack Obama, sekretarin John Kerry si dhe sekretaren Hillary Clinton, për përkrahjen e dhënë për Kosovën gjatë tetë viteve të kaluara.

Urimet me rastin e zgjedhjes së Presidentit Donald Trump, kryeministri Mustafa ia ka përcjellë gjatë ditës së djeshme edhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme