Kryeparlamentari Veseli merr mbështetjen e eurodeputetëve nga EPP për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 19:24 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Strasburg eurodeputetin Cristian Dan Preda nga Grupi EPP (Partitë e djathta evropiane) me të cilin ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kryeparlamentari Veseli e informoi eurodeputetin Dan Preda për zhvillimet politike në Kosovë, për reformat që institucionet kanë ndërmarrë në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga eurodeputeti i EPP që ta mbështesin heqjen e vizave për Kosovën në vendimmarrjen e Parlamentit Evropian, as rekomandimit që do ta japë Komisioni Evropian në fund të këtij muaji.

Eurodeputeti Dan Preda e siguroi kryeparlamentarin Veseli se eurodeputetwt nga EPP (Partitw e djathta evropiane) e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do ta japin kontributin e tyre pozitiv gjatë vendimmarrjes në Parlamentin Evropin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme